Futbollistja kosovare: Krenare që e përfaqësojmë Kosovën bashkë me Rita Orën përmes profesioneve tona (Foto)

Sport May 25, 2018 - 22:44
Lexo detajet

Ylli i futbollit suedez me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani është takuar me këngëtaren e famshme shqiptare, Rita Oran, shkruan “Zëri.info”.

Futbollistja Asllani përmes llogarin e saj në “Instagram”, ka publikuar fotografi nga ky takim në të cilat duken të lumtura së bashku.

Asllani krahas fotografive ka shkruar se ndjehet krenare që është shqiptare.

“Në Mynih në takim me Rita Orën. Duke e përfaqësuar me krenari Kosovën përmes profesioneve tona. Jemi shqiptare”, ka shkruar Asllani.

Kujtojmë se Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së famshme suedeze për femra, Linkoping. /Zëri/

Image 
Image