Dardana fiton 'finalen' e Ligës së Dytë, në barazh e pret Trepça

Sport May 25, 2018 - 22:11
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Dardana e Kamenicës ka fituar “finalen” e Ligës së Dytë me Lepencin e Kaçanikut.

Skuadra e Dardanës triumfoi 1:0 në përballjen e skuadrave që u renditen në vendin e dytë të grupit A të Ligës së Dytë, shkruan “GazetaOlle.com”.

Të dy skuadrat patë pikë të njëjtë dhe përballje me golaverazh të njëjtë.

Pas kësaj fitore, Dardanën e pret edhe një tjetër finale për të siguruar pjesëmarrjen në barazh.

Ata luajnë me Trepçën, takim ky që zhvillohet në mesjavë në Drenas.

Golin e vetëm të takimit të sotëm e shënoi Egzon Huruglica. /Gazetaolle/