'Shqipërinë e zgjodha me zemër'

Sport May 25, 2018 - 19:57
Lexo detajet

Lista e të grumbulluarve për Kombëtaren Shpresa, përmbante shumë emra të rinj të thirrur nga trajneri Alban Bushi.

Një prej tyre, Lindon Selahi, i cili vjen nga Standarti i Liezhit, flet me emocion për këtë grumbullim.

“Kam patur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër. Më pëlqen shumë Taulant Xhaka.” – tregon Selahi.

19-vjeçari me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, do jetë për herë të parë me fanellën e Shqipërisë U21. Ai ka qenë më parë pjesë e Belgjikës U16. /Lajmi/