Arrihet marrëveshja, Përparim Islami bëhet me ekip të ri

Sport May 25, 2018 - 17:29
Lexo detajet

ardhmja e Përparim Islamit do të jetë larg Trepçës ’89.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht përmes burimeve të saj se mbrojtësi llapjan ka arritur marrëveshje me Feronikelin.

Palët kanë arritur akordin përfundimtar, derisa tani po i diskutojnë vetëm edhe detajet e fundit.

Islami ka qenë ndër pikat më të forta të 89-shit, sidomos në edicionin e kaluar kur mitrovicasit fituan titullin e parë kampion në histori të klubit.

Ai prej kohësh është ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në vend.

Feronikeli do ta zyrtarizojë transferimin shumë shpejtë. /Gazeta Olle/