Salihu: Unë jam Nexhmije Pagarusha për sport

Sport May 25, 2018 - 13:45
Detajet

Aziz Salihu thotë se ai është për boksin shqiptar ashtu siç është Nexhmije Pagarusha për muzikë, shkruan zeri.info

Salihut i qeshet kur dikush e krahason me boksierët e tjerë shqiptarë, pasi mendon se është njëshi në këtë sport.

“Unë e shoh ndonjëherë kur pyesin se kush është boksieri më i mirë në histori të shqiptarëve. Çka është Nexhmije Pagarusha në muzikë, ashtu jam edhe unë në sport. Në ish-Jugosllavi kam qenë njëshi, e kam pasur derën e hapur gjithkund. Jam rrahur edhe me karateistë, kick-bokserë, taekwondo, e kam provuar të rrihem edhe me ta dhe i kam rrahur. E kam pasur një simpati nga të gjithë popujt”, shpjegon Azizi./Zëri