Rockets në avantazh ndaj Warriors

Sport May 25, 2018 - 13:05
Detajet

Houston Rockets ka dalë triumfues ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e pestë finale të “Play-Off”-it në Konferencën Perëndimore, transmeton zeri.info

Rockets fituan në shtëpi me rezultatin 98:94 dhe tani kryesojnë 3:2 në serinë e ndeshjeve finale. Eric Gordon me 24 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim, Chris Paul me 20 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime dhe James Harden me 19 pikë, 3 kërcime dhe 4 asistime ishin më meritorët për këtë fitore të Rockets.

Ndërkohë te Warriors më të dalluarit ishin Kevin Durant me 29 pikë dhe 4 kërcime, Klay Thompson me 23 pikë, 4 kërcime dhe 1 asistim dhe Stephen Curry me 22 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime

. Ndeshja e gjashtë finales mes dy skuadrave do të zhvillohet më 27 maj.

Rezultati: Houston – Golden State 98:94 (3:2)