Juventusi pas Rabiotit

Sport May 25, 2018 - 12:50
Detajet

Juventusi është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot, raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Raportohet se francezi iu ka ofruar shërbimet e veta disa klubeve në Serie A dhe Premierligë, transmeton zeri.info

23-vjeçari zuri ballinat e gazetat gjatë kësaj jave kur shkroi një letër publike për përfaqësuesen e Francës, duke thënë se refuzon që të jetë në listën e pritjes së Didier Deschamps për Kupën e Botës.

Ai nuk u pajtuar me faktin se nuk do të jetë në listën prej 23 futbollistëve që do të shkojnë në Botëror dhe preferoi që të mbetej plotësisht jashtë kompeticionit.

Kontrata aktuale e mesfushorit me parisienët skadon në qershor të vitit 2019 dhe kjo gjë bën që çmimi i tij të jetë më i leverdishëm këtë verë. Rabiot realizoi 5 gola dhe 7 asistime në 49 paraqitje këtë edicion./Zëri