Reali refuzoi 150 milionë euro për Asension

Sport May 25, 2018 - 11:52
Detajet

Menaxheri i Marco Asension, Horacio Gaggioli thotë se Real Madridi ka refuzuar dy oferta të ndryshme prej 150 milionë eurosh për klientin e tij, transmeton zeri.info

Ylli spanjoll është kthyer në njërin prej objektivave të disa prej klubeve më të mëdha angleze pas një edicioni gjatë së cilit nuk ishte titullar i rregullt me fanellën e klubit madrilen.

22-vjeçari ishte paraqitur 32 herë në La Liga gjatë edicionit që sapo lamë pas, por kishte luajtur si titullar në vetëm 19 prej tyre.

Reprezentuesi spanjoll rinovoi kontratën e tij me madrilenët në vitin e kaluar, ndërsa ka edhen një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh.

“Madridi ka pasur dy oferta për Marcos Asension, në vlerë prej 150 milionë eurosh, por klubi i refuzoi ato”, deklaroi Gaggioli. “Ai ka një të ardhme të jashtëzakonshme”, shtoi ai./Zëri