Ronaldos i pëlqen Salahu

Sport May 25, 2018 - 11:17
Detajet

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo ka lavdëruar sulmuesin e Liverpoolit, Mohamd Salah, duke thënë se ai ngjason me Lionel Messin, transmeton zeri.info

Ish-sulmuesi i njohur thotë se Salah është i jashtëzakonshëm. Reprezentuesi egjiptian ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Liverpoolit duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

“Salah më pëlqen shumë. Ai është një lojtar i pabesueshëm me një kualitet të madh”, deklaroi Ronaldo.

“Ai i ngjason Messit. Së fundmi kam lexuar se ai ka thënë që unë kam qenë një inspirim për të dhe isha shumë i emocionuar”, shtoi ish-futbollisti, i cili dha një parashikim për finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

“Rezultati im është 3:2 për Madridin. Nëse ata e fitojnë finalen do të ishte një ngjarje e paprecedentë në historinë e tyre. Jam shumë optimist”, u shpreh ai./Zëri