ZYRTARE: Ferizaj – Vëllaznimi, kjo skuadër do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm

Sport May 24, 2018 - 18:47

Ferizaj do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Ferizajasit arritën ta sigurojnë një vend në elitën e futbollit të madh me mund të madh pasi e mposhtën Vëllaznimin në ndeshjen e barazhit, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Pas 120 minutave lojë nuk është shënuar asnjë gol dhe loja u përcaktua nga penalltitë, ku ferizajasit ishin më të mirë falë pritjeve të portierit Blakqori, për të fituar në fund me rezultat 3:2.

Vëllaznimi do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë. /Zëri/