Ronaldinho po martohet me dy femra në të njëjtën kohë

Sport May 24, 2018 - 18:33
Lexo detajet

Legjenda e futbollit Ronaldinho do të martohet me dy femra në të njëjtën kohë sipas raporteve në Brazil.

Braziliani thuhet se do të kurorëzohet gjatë muajit gusht me Priscilla Coelhon dhe Beatriz Souzan.

Të dy femrat kanë jetuar “në harmoni të plotë” me ish-yllin e Barcelonës që nga dhjetori i vitit të kaluar në rezidencën pesë milionë funtesh në Rio de Janeiro.

Ronaldinho filloi të takonte Beatrizin në vitin 2016, por vazhdoi marrëdhënien me Priscillën, të cilën e njohu vite më parë.

Sipas njoftimeve, të dy dashnorët marrin rreth 1.500 dollarësh nga futbollisti për të shpenzuar sipas dëshirës.

Ai thuhet gjithashtu se gjithmonë u jep dhurata të njëjta, duke përfshirë së fundmi edhe parfumet e njëjta gjatë një udhëtimi jashtë vendit së bashku.

Ish-lojtari u kërkoi të dyjave martesë në janar të vitit të kaluar dhe u dha atyre unazat e fejesë, sipas kolumnistit brazilian Leo Dias.

Ndryshe, ai pritet të martohet me dy femrat në një ceremoni private brenda godinës së Santa Monikës, në lagjen Barra da Tijuca në Rio, ku ka jetuar që nga viti 2015. /Telegrafi/

Image