Ferizaj – Vëllaznimi, kështu u mbyll loja e rregullt e ndeshjes së barazhit

Sport May 24, 2018 - 17:53

Është mbyllur tashmë loja e rregullt e ndeshjes së barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan zeri.info.

Pas 90 minutave lojë nuk është shënuar asnjë gol, prandaj skuadrat shkuan në pushim të shkurtër me rezultatin e barabartë, 0:0, ndërsa pas pak do të nisin vazhdimet.

Të dyja ekipet u munduan të shënonin, por nuk ia dolën.

Ferizajasit ishin më të rrezikshëm në pjesën e dytë dhe kanë mundur të fitonin.

Skuadra që e fiton këtë ndeshje do ta sigurojë statusin e ekipit elitar të Superligës për sezonin e ardhshëm. /Zëri/