ZYRTARE: Pochettino nënshkruan me këtë klub

Sport May 24, 2018 - 17:44

Mauricio Pochettino e ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me Tottenhamin, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez të enjten përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Ish-trajneri i Espanyolit u ishte bashkuar Spursave në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë e ka drejtuar ekipin londinez gjithnjë drejt Top 4 ekipeve të Premierligës në tri sezonet e fundit, ndërsa këtë sezon kishte shkuar deri në të tetën e finales me Tottenhamin.

Dhe, sukseset e njëpasnjëshme me Hotspur e kanë shpërblyes trajnerin argjentinas, i cili do të jetë pjesë e këtij klubi së paku deri në qershor të vitit 2023.

Së fundmi flitej se Pochettino do ta merrte në dorë Real Madridin në rast të largimit të Zinedine Zidanet në fund të këtij sezoni, por tashmë gjithçka është e qartë. /Zëri/