Ferizaj – Vëllaznimi, kështu u mbyll pjesa e parë e ndeshjes së barazhit

Sport May 24, 2018 - 16:48

Është mbyllur tashmë pjesa e parë e ndeshjes së barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan zeri.info.

Pas 45 minutave lojë nuk është shënuar asnjë gol, prandaj skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash me rezultatin e barabartë, 0:0.

Të dyja ekipet do të mundohen të shënojnë në pjesën e dytë dhe për ta fituar ndeshjen, e cila do t’ua siguronte statusin e ekipit elitar të Superligës për sezonin e ardhshëm. /Zëri/