Mahrez afër gjigantit anglez

Sport May 24, 2018 - 13:44

Manchester City e dominoi sezonin e fundit të Premierligës duke u shpallur kampion i Anglisë, shkruan zeri.info.

Mirëpo, “Citizens” nuk e kanë ndërmend të ndalen. Ata kanë filluar të mendojnë qysh tash për përforcimet që do t’i bëjnë gjatë verës.

Sipas mediave britanike, trajneri Pep Guardiola është shumë i interesuar që ta transferojë mesfushori ofanziv të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.

Lajmin e ka bërë të ditur magazina “Metro”, sipas të së cilës, City është mjaft afër që ta transferojë futbollistin kreativ, i cili do ta pasuronte me këtë rast repartin ofanziv të kampionit të ri anglez.

City thuhet se i ka bërë gati 69 milionë euro për ta bindur Leicesterin që t’ia shesë yllin e tij, ndërsa marrëveshja për futbollistin algjerian mund të arrihet brenda dy javësh.

Gjithashtu, City e do edhe Eden Hazardin e Chelseat. /Zëri/