Kërkesat e Ancelottit për Napolin

Sport May 24, 2018 - 13:15

Pasi u emërua edhe zyrtarisht trajner i ri i Napolit, Carlo Ancelotti e ka nisur menjëherë punën tek klubi italian, shkruan zeri.info.

Dhe, trajneri i ri i ka bërë kërkesat e tij të para në drejtim të kryesisë së klubit. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Sipas këtij të fundit, ish-trajneri i Parmës, Juventusit, Milanit, Chelseat, Real Madridit, Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut i ka kërkuar lojtarët Karim Benzema, Arturo Vidal e David Luiz në “San Paolo” për edicionin e ardhshëm, me synimin që ta shpallë Napolin kampion të Italisë pas një kohë të gjatë.

Ancelotti kërkon siguri nga pronari Aurelio di Laurentiis pasi klubi duhet të shpenzojë gjatë afatit kalimtar të verës për të mbetur konkurrent për të fituar trofe.

Jorginho dhe Kalidou Koulibaly pritet të largohen ndërkohë nga Napoli. /Zëri/