Bostoni në avantazh

Sport May 24, 2018 - 13:07

Bostoni e ka dominuar Clevelandin në ndeshjen e pestë të “Play-Offit”, shkruan zeri.info.

Celtics fituan me rezultat 96:83 për të kaluar në avantazh prej 3-2 në serinë e ndeshjeve finale dhe e bëri një hap tjetër drejt finales së madhe të NBA-së.

Skuadra e trajnerit Stevens e ka bërë përsëri ligjin në “TD Garden”, duke e sjellë në 10 numrin e fitoreve radhazi në parketin e shtëpisë së vetë në këtë “Play-Off”.

Një LeBron James nën nivelin e tij nuk ia doli t’i ndihmonte Cavaliers edhe pse realizoi 26 pikë.

Nga ana tjetër, Jason Tatum ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij.

“Rookie” i Bostonit realizoi 24 pikë dhe i pshteti Cavs për muri.

Bostoni, të paktën deri tash, e demonstroi edhe një herë se është skuadra më e mirë në parket në këto finale të Konferencës.

Dueli i gjashtë në mes Bostonit dhe Clevelandit do të jetë momenti i së vërtetës, ndërsa ky duel do të zhvillohet në natën e së premtes, në orën 02:30 me kohën tonë lokale.

Rezultati: Boston – Cleveland 96:83 (3-2 me ndeshje). /Zëri/