Dinamo e Rrahmanit e Ademit fiton Kupën e Kroacisë

Sport May 23, 2018 - 22:30

Dinamo Zagrebi e ka fituar Kupën e Kroacisë, shkruan zeri.info.

Gjiganti kroat, ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Arijan Ademi e ka mposhtur në finalen e madhe Hajduk Splitin me rezultat minimal, 1:0 falë golit të Mario Gavranovic, të shënuar në minutën e 55-të.

Nga ana tjetër, Ardian Ismajli dhe Hysen Memolla nuk janë paraqitur fare në lojë tek Hajduku.

Ky është trofeu i dytë i Dinamos këtë sezon pasi më parë e kishte fituar edhe titullin e kampionit. /Zëri/

Image