Vllaznia bie për herë të parë në histori një kategori më poshtë, Kamza e kosovarëve shpëton në fund

Sport May 23, 2018 - 20:49

Në Kategorisë Superiore shqiptare janë zhvilluar pesë takimet e fundit për sezonin 2017-2018.

Vllaznia është zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pavarësisht fitores 1-5 në Korçë, skuadra shkodrane e sheh vetën në të Parën.

Klubi i njohur shkodran bie nga kategoria për herë të parë në histori të klubit.

Kjo pasi Kamza ka fituar ndaj Partizanit, duke e siguruar mbijetesën. Te Kamza me shumë sukses kanë luajtur Argjend Malaj dhe portier Ilir Avdyli.

Edhe për Luftëtarin ndodhi një fitore historike, që për herë të parë që nga krijimi, do të luajë në Kupat e Evropës.

Gjirokastritet mposhtën Lushnjën me rezultatin 1-2.

Laçi do të jetë skuadra tjetër që do të shoqërojë Luftëtarin dhe Kukësin në Evropë.