Presidenti Hashim Thaçi e provon edhe futbollin, shënon një super-gol (VIDEO)

Sport May 23, 2018 - 20:39

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se pos politikës, ia do edhe sportin, shkruan zeri.info.

Ai ka realizuar një super-gol në futboll të vogël, para finales së Championsit, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, pasi e mori një top nga i biri i tij Endriti.

“Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Zëri/