ZYRTARE: Vushtrria – Flamurtari, kjo skuadër do të luajë në Superligë sezonin tjetër

Sport May 23, 2018 - 18:49
Mbyllet ndeshja në penallti

Tashmë është zyrtare: Flamurtari do të luajë në Superligë edhe sezonin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Kuqezinjtë ia dolën ta ruajnë statusin e ekipit elitar pasi e mposhtën përmes penalltive Vushtrrinë 6:5, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Flamurtari kishte kaluar i pari në epërsi në minutën e 15-të përmes Almir Ajzerajt, kurse vushtrriasit e barazuan rezultatin në minutën e 85-të përmes Jetlir Topallit.

30 minutat e vazhdimeve nuk dhanë fitues, prandaj u desh të gjuheshin penalltitë. /Zëri/