Vushtrria – Flamurtari, shënohet edhe goli i dytë në ndeshjen e barazhit

Sport May 23, 2018 - 17:47

Ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Flamurtarit po bëhet gjithnjë e më drithëruese, shkruan zeri.info.

Flamurtari kishte kaluar i pari në epërsi në minutën e 15-të përmes Almir Ajzerajt, kurse vushtrriasit e barazuan rezultatin në minutën e 85-të përmes Jetmir Topallit.

90 minutat e lojës së rregullt u kryen baras, 1:1 dhe fituesin do ta përcaktojnë vazhdimet ose penalltitë.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm. /Zëri/