Vushtrria – Flamurtari, kështu u mbyll pjesa e parë e ndeshjes së barazhit

Sport May 23, 2018 - 16:47

Vushtrria dhe Flamurtari po luajnë në ndeshjen e barazhit, në kërkim të Superligës për sezonin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Kuqezinjtë synojnë ta ruajnë statusin e ekipit elitar, kurse vushtrriasit duan të kthehen në Superligë.

Flamurtari pas pjesës së parë po udhëheq me rezultat 1:0 falë golit të shënuar përmes Almir Ajzerajt në minutën e 15-të.

Paraprakisht, Vushtrria e qëlloi shtyllën me Labinot Osmanin, në ndeshjen që po zhvillohet në Drenas. /Zëri/