Vushtrria – Flamurtari, vjen goli i parë në ndeshjen e barazhit

Sport May 23, 2018 - 16:21

Vushtrria dhe Flamurtari po luajnë në ndeshjen e barazhit, në kërkim të Superligës për sezonin e ardhshëm, shkruan zeri.info.

Kuqezinjtë synojnë ta ruajnë statusin e ekipit elitar, kurse vushtrriasit duan të kthehen në Superligë.

Për momentin, Flamurtari po udhëheq me rezultat 1:0 falë golit të shënuar përmes Almir Ajzerajt në minutën e 15-të.

Paraprakisht, Vushtrria e qëlloi shtyllën me Labinot Osmanin, në ndeshjen që po zhvillohet në Drenas. /Zëri/