Prokuroria kërkon 6 vite burg për ish-sulmuesin e Juventus

Sport May 23, 2018 - 14:53
Detajet

Vincenzo Iaquinta është përfshirë në telashe serioze me prokurorinë italiane.

Për ish-sulmuesin e Juventus-it dhe të Italisë, prokurorët kanë kërkuar 6 vite heqje lirie gjatë një hetimi kundër mafias dhe krimit të organizuar.

Pokuroria e akuzon Iaquinta, për përfshirje të drejtpërdrejtë në krimet mafioze dhe pastrim parash, ndërsa për babain e tij prokuroria kërkon plotë 19 vite burg.

Tashmë kërkesa e prokurorisë për Vincenzo Iaquinta pritet të shqyrtohet nga gjykata ku më pas do të jepet edhe vendimi mbi fatin e 38-vjeçarit.