Rockets triumfojnë ndaj Warriors

Sport May 23, 2018 - 13:18
Detajet

Houston Rockets ka triumfuar ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e katërt finales të “Play-Off”-it të Konferencës Perëndimore, duke barazuar në 2:2 serinë e ndeshjeve, transmeton zeri.info

Rockets korrën fitore në udhëtim te Warriors me rezultatin 92:95.

Vendasi e filluan më mirë takimin, duke e mbyllur çerekun e parë me rezultatin 28:19, por Rockets u kthyen në lojë në çerekun e dytë dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazh prej 7 pikësh (53:46).

Warriors e rikthyen epërsinë në çerekun e tretë, që u mbyll me rezultatin 80:70, por çereku i katërt i katërt ishte vendimtar për fitoren e mysafirëve.

James Harden me 30 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime dhe Chris Paul 27 pikë, 2 kërcime dhe 4 asistime ishin më të mirët në fitoren e Rockets. Rezultati: Golden State – Houston 92:95 (2:2).