Juventusi dëshiron Perinin

Sport May 23, 2018 - 12:49
Detajet

Juventusi është në bisedime për të nënshkruar me portierin e Genoas, Mattia Perin, transmeton zeri.info

Klubi torinez është në gjendje të ofrojë rreth 10 milionë euro për të siguruara shërbimet e reprezentuesit italian. Juventusi është vënë në kërkim të një portieri pas konfirmimit të Gianluigi Buffonit që do të largohet në fund të edicionit.

Perin ka qenë i lidhur së fundmi me një kalim te Juventusi pas deklarimit të presidentit të Genoas, Enrico Preziosi, i cili tha se kampionët italianë dhe Napoli kanë shprehur interesim për 25-vjeçarin.

Juventusi është duke përgatitur një kontratë pesë-vjeçare me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh për Perinin.

Reprezentuesi italian ka shkëlqyer me Genoan që prej debutimi të tij në moshën 18-vjeçare, ndërsa ka bërë 38 paraqitje gjatë këtij edicion./Zëri