Salah, jo në nivelin e Ronaldos

Sport May 23, 2018 - 12:29
Detajet

Loris Karius beson se bashkëlojtari i tij Mohamed Salah është një futbollist i klasit botërori, por pranoi se ai ende nuk është në nivelin e Cristiano Ronaldos, transmeton zeri.info

Liverpooli do të takohem me Real Madridin në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën, ndërsa do të ketë edhe një përballje mes Salahut dhe Ronalos, të cilët janë golashënuesit më të mirë të të dyja ekipeve.

Të dy lojtarët kanë shënuar nga 44 gola këtë edicion.

“Nuk dua t’i heq asgjë Mohamedit, ai ka qenë futbollist i klasit botëror këtë sezon. Por, Ronaldo tregoi se edhe pas kaq shumë viteve vazhdon të jetë atje lart në mesin e më të mirëve, ju duhet ta tregoni këtë gjë edicion pas edicioni”, deklaroi Karius.

“Shpresoj që ai ta bëjë këtë. Dëshiroj që ai ta bëjë këtë. A është ende i ri dhe ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar më shumë”, shtoi ai./Zëri