Romero mbetet jashtë Botërorit

Sport May 23, 2018 - 12:18
Detajet

Argjentina ka njoftuar se portieri Sergio Romero nuk do të jetë pjesë e ekipit të saj në Kupën e Botës për shkak të një lëndimi në gju, transmeton zeri.info

Portieri i Manchester Unitedit nuk është se fiton shumë minuta loje në “Old Trafford”, por në përfaqësuesen e Argjentinës është zgjedhja numër një për portën.

31-vjeçari ishte pjesë e listës prej 23 futbollistëve të ftuar të përzgjedhësit Jorge Sampaoli për Kupën e Botës, por tani raportohet se ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e këmbës së djathtë.

Vendin e tij në listë do ta zë portieri i Tigres, Nahuel Guzman.

Ndërkohë, dy portierët e tjerë të ftuar janë Willy Caballero dhe Franco Armani.

Romero ishte paraqitur në vetëm 10 paraqitje gjatë këtij edicioni me fanellën e Manchester Unitedit./Zëri