Klopp: Reali nuk ka dobësi

Sport May 23, 2018 - 12:06
Detajet

Jurgen Klopp thotë se Real Madridi ka një përvojë të madhe dhe nuk kanë asnjë dobësi, transmeton zeri.info

Liverpooli dhe klubi spanjoll do të takohen mes vete në finale të Ligës së Kampionëve, derisa madrilenët do të kërkojnë triumfin e tretë radhazi në këtë kompeticion.

“Ata kanë fituar Ligën e Kampionëve dy herë, ata janë përsëri në finale! Bayern Munichi mendoi se ishte ekipi më i mirë nga të dyja ndeshjet, por çfarë do të thotë më i mirë në fund? Realit iu nevojiten katër raste për të shënuar dy herë. Bayernit iu nevojiten tetë për të realizuar një”, deklaroi Klopp.

“Ata kanë një përvojë të madhe. Nuk kanë dobësi”, shtoi gjermani.

“Ka mundësi për ne, e dimë këtë dhe ata e dinë gjithashtu. Të gjitha ekipet thanë: kundër Juves, Reali pati fat, kundër Bayernit ata ishin me fat, por ata janë për herë të tretë radhazi në finale, të katërtën në pesë vite, çfarë tregon kjo? Përvoja e tyre i përgatit në situata të vështira, kështu që ne do t’iu shkaktojmë probleme dhe ata do të na shkaktojnë probleme”, u shpreh ai./Zëri