Futbollisti i Romës: Referi na 'vodhi' finalen e Championsit

Sport May 23, 2018 - 11:50
Detajet

Sulmuesi i Romës, Cengiz Under thotë se vendimet e referit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit bënë që ata të mos jenë në finalen e këtij kompeticioni.

Under ndjen se referi ia “vodhi” Romës finalen e Ligës së Kampionëve, për shkak të gabimeve të tij në referim.

Liverpooli do të takohet me Real Madridin të shtunën në finalen e kompeticionit më prestigjioz evropian pas fitores 7:6 me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja ndeshjet gjysmëfinale ndaj Romës.

“Në Romë, kishte dy penalti të cilat duhej të ishin dhënë për neve. Nuk dua ta kritikoj referin, unë jam vetëm 20-vjeçar, por kjo është e vërteta”, deklaroi Under.

“Unë mund të isha në Kiev sot. Ata na e morën atë. Ky është mendimi im”, shtoi reprezentuesi turk./Zëri