Zyrtare: Emery, trajneri i ri i Arsenalit

Sport May 23, 2018 - 11:33
Detajet

Arsenali ka emëruar Unai Emery në rolin e trajnerit të klubit, transmeton zeri.info

Spanjolli, i cili sapo është larguar nga Paris Saint-Germaini, bëhet vetëm trajneri i dytë i londinezëve që prej vitit 1996.

Arsene Wenger kishte udhëhequr klubin anglez për 22 vite, por vendosi që të largohej në fund të këtij edicioni.

“Unai ka një seri suksesesh të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij, ai ka zhvilluar disa prej talenteve më të mirë të rinj në Evropë dhe luan futboll të bukur, stil i cili i përshtatet në mënyrë të përkryer Arsenalit”, është shprehur drejtori ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis.

Edhe strategu spanjoll u shpreh i lumtur me ardhjen e tij në krye të “topçinjve”.

“Jam i kënaqur që do t’i bashkohem njërit prej klubeve më të mëdha të kësaj loje”, deklaroi Emery. “Arsenali është i njohur dhe i pëlqyer anë e mbanë botës për stilin e lojës, është i përkushtuar ndaj lojtarëve të rinj, kanë stadium fantastik dhe formë të mirë të drejtimit të klubit”, shtoi ai./Zëri