Mobilizohet Vëllaznimi, ky është numri i autobusëve për tifozë

Sport May 22, 2018 - 21:41
Lexo detajet

Vëllaznimi të enjten do ta zhvillojë ndeshjen e barazhit kundër Ferizajt.

Ndërsa, tifozët e klubit janë mobilizuar në përkrahje të ekipit. Ata kanë paralajmëruar udhëtimin me 4 autobusë

“KF Vëllaznimi me respekt shumë të madhë për të gjithë tifozët e klubit bën me dije se për ndeshjen e barazhit që do të zhvillohet të enjten nga ora 16:00 në Drenas, janë në dispozicion 4 autobus.

Ju lutem të gjithë të interesuarit që dëshirojnë ta percellin ndeshjen në Drenas të enjten me 24/05/18, se 4 autobus do të jenë në dispozicion të enjten në orën 14:00 para Pallatit të Kulturës”.

“Kuqezinjëve të Jakovës” do t’u takojë tribuna lindore. /Gazetasheshi/