Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti në takim zv/ministrin e MKRS-së, Rexhep Mazreku

Sport May 22, 2018 - 17:14

Kryetari i komunës Xhafer Gashi priti në një takim zv/ministrin e Ministris së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Mazreku.

Në këtë takim, kryetari Gashi dhe ministri Mazreku biseduan për situatën dhe zhvillimet në Kulturë dhe Sport në komunën e Obiliqit.

Kryetari Gashi kërkoi nga zv/ministri Mazreku që të shikohet nga rishikimi buxhetorë dhe të ndahet edhe pjesa e mbetur në vlerë 375,000.00€ për finalizimin e projektit të Shtëpisë së Kulturës.

Image

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mirëmbajtjen e fushave të Sportit, mënyrën e funksionimit të klubeve, etj.

Kryetari Gashi dhe zv/ministri Mazreku më pas realizuan edhe një vizitë në Stadiumin e KEK-ut dhe në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq.