Këto janë skuadrat me të cilat mund të përballet Prishtina në Europa League!

Sport May 22, 2018 - 14:53
Detajet

Prishtina ka mbyllur kampionatin për herë të dytë rresht si nënkampion dhe po ashtu për herë të dytë rresht do të marrë pjesë në UEFA Evropa Ligë.

Prishtina e cila ka koeficientin 0.250, i nis garat nga raundi preliminar ku marrin pjesë 14 skuadrat me koeficientin më të dobët dhe ndryshe nga viti i kaluar nuk do të ndeshet që në raundin e parë me skuadra të forta, por vetëm nëse e kalon këtë raund.

Nga 14 skuadrat e grupit preliminar janë: Birkirkara e Maltës (2.750), Trakai Lituani (1.750), La Fiorita San Marino (1.750), B36 Torshavn Ishujt Faroe (1.500), Bala Town Uells (1.000), Gzira United Maltë (0.900), Cefn Druids Uells (0.775), Sant Julia Andorrë (0.750), KI Klaksvik Ishujt Faroe (0.750), Engordany Andorrë (0.266), Prishtina (0.250), Tre Fiori San Marino (0.099) dhe dy skuadra nga Gjibraltari kampionati i të cilit vend ende është në zhvillim e sipër.

Shorti hedhet më 12 qershor, ndërsa dy ndeshjet vajtje-ardhje zhvillohen më 28 qershor dhe 5 korrik.