Godet me shuplakë kundërshtarin, VAR-i 'skuq' Ibrahimovicin

Sport May 22, 2018 - 13:39
Detajet

Zlatan Ibrahimoviç rrezikon një ndëshkim të rëndë në kampionatin amerikan të futbollit, pasi gjatë ndeshjes mes Los Angeles Galaxy dhe Montreal Impact, sulmuesi suedez u bë protagonist i një episodi aspak të këndshëm.

Gjatë ndeshjes, Ibra gjuajti me shuplakë futbollistin e Montrealit, Petrasso, pasi ky i fundit e kishte shkelur në këmbë, transmeton TCH.

Arbitri i ndeshjes nuk e pa, por pasi aplikoi sistemin “VAR”, duke i parë imazhet e incidentit më shumë sesa një herë, vendosi të ndëshkonte Ibrahimoviçin fillimisht me kartonin e verdhë, e më pas me të kuqin.

Mendohet se dënimi i Ibrahimoviçit për këtë gjest të tij ndaj rivalit do të jetë disa ndeshje pezullim.

Sa për kronikë, Los Angeles Galaxy, pavarësisht ndëshkimit me karton të kuq të Ibrahimoviç, arriti të fitojë këtë ndeshje me rezultatin 1-0, me gol të Kamarà.