Futbollisti i njohur kosovar i jep fund karrierës 18 vjeçare

Sport May 22, 2018 - 13:35

Erdin Hashani ishte njëri prej mbrojtësve më stabilë në futbollin kosovar të pasluftës, shkruan zeri.info.

Por, siç dihet, çdo fillim e ka edhe fundin e tij. Fundi i ka ardhur edhe futbollistit kosovar, i cili ka njoftuar se këtë javë do t’i thotë lamtumirë futbollit, pas ndeshjes së barazhit ndërmjet Ferizajt dhe Vëllaznimit.

“Këtë të enjte do të jetë ndeshja ime e fundit. Pas 18 vjetëve të bukura të lojës sime aktive si futbollist, mendoj se ka ardhur koha e duhur t’i them “JO” futbollist si lojtar aktiv. Fillimisht, dua ta falënderoj familjen time, e cila më ka përkrahur në çdo hap të karrierës sime. Futbolli është futboll, talenti është talent, por mendësia e klubit e bën ndryshimin. Prandaj, dua t’i falënderoj 13 klube që ma kanë besuar fanellën e tyre dhe të gjithë tifozëve të këtyre klubeve u jam mirënjohës pafundësisht për mbështetjen. Po ashtu, jo më pak të rëndësishëm ishin trajnerët, me të cilët punova gjatë këtyre viteve. Futbolli më mësoi sa e vështirë është të punosh dhe të sakrifikosh shumë për të arritur diçka, edhe pse ëndrra ime nuk ishte të bëhesha milionar, por një futbollist i mirë. Unë gjithmonë e djersita fanellën time, këtë duhet ta bëni edhe ju. Ju faleminderit shumë”, ka shkruar futbollisti aktual i Ferizajt. /Zëri/