Cavaliers triumfojnë ndaj Celtics

Sport May 22, 2018 - 12:50
Detajet

Cleveland Cavaliers ka shënuar fitore ndaj Boston Celtics në ndeshjen e katërt finale të “Play-Off”-it të Konferencës Lindore, duke barazuar në 2:2 serinë e ndeshjeve.

Cavs triumfuan me rezultatin 111:102 në shtëpi ndaj Celtics. Fillimi i fuqishëm në çerekun e parë, përgjatë së cilit Cavs krijuan një epërsi prej 16 pikësh ishte vendimtar për triumfin e ekipit nikoqir.

I zakonshmi Lebron James shkëlqeu për Cavs me 44 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Ndërkohë, në këtë fitore kontribuuan edhe Kyle Korver me 14 pikë dhe 4 kërcime, Tristan Thompson me 13 pikë, 12 kërcime dhe 2 asistime dhe George Hill me 13 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.

Te mysafirët më i dalluari ishte Jaylen Brown me 25 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime. Rezultatet: Cleveland – Boston 111:102 (2:2).