Hamsik mund të shkojë në Kinë

Sport May 22, 2018 - 12:07
Detajet

Babai i Marek Hamsikut, Richard ka pranuar se djali i tij mund të transferohet në Kinë, transmeton zeri.info

Mesfushori është golashënuesi më i mirë në histori të Napolit, ndërsa nëse qëndron edhe në edicionin e ardhshëm, do t’i nevojiteshin edhe 11 ndeshje për të thyer rekordin e paraqitjeve.

Sidoqoftë, e ardhmja e tij te Napoli është e paqartë pas interesim të klubeve kineze.

“Interesimi i tyre është serioz, por negociatat nuk janë të lehta. Për tri vite Marek ka hedhur poshtë idenë e largimit, duke u përqendruar vetëm në fitoren e titullit me Napolit, por ata kanë dështuar që ta bëjnë një gjë të tillë përsëri”, deklaroi Richard.

“Tani për tani e shoh largimin e tij drejt Kinës në raportin 60:40”, shtoi babai i reprezentuesit sllovak./Zëri