Icardi dhe Spalletti do të qëndrojnë

Sport May 22, 2018 - 11:52
Detajet

Steven Zhang, i cili është djali i pronarit të Interit, Jindong Zhang, thotë se Luciano Spalletti dhe Mauro Icardi do të qëndrojnë te Interi, transmeton zeri.info

Zikaltrit siguruan kualifikimin në Ligë të Kampionëve pas fitores dramatike 3:2 ndaj Lazios, duke u rikthyer në kompeticionin prestigjioz evropian pas plot gjashtë vitesh.

“Së pari dua të falënderoj të gjithë tifozët, lojtarët dhe stafin e trajnerëve, të cilët dhanë gjithçka që mundën. Edhe pse vuajtëm dhe aty kishte ulje dhe ngritje, në fund ne e morëm rezultatin që donim. Ne të gjitha dhamë gjithçka tonën për të arritur deri në fund të vijës së përfundimit, siç e kërkon Interi”, deklaroi Zhang.

“A do të rinovojmë me Spallettin? Nuk është as një pyetje që duhet bërë. E njëjta vlen edhe për Icardin”, shtoi ai ndër të tjera./Zëri