Liverpooli pas Donnarummas

Sport May 22, 2018 - 11:42
Detajet

Liverpooli është duke shprehur interesim për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, por gjigandi anglez nuk është i gatshëm të paguajë 70 milionë eurot e kërkuara nga italianët, transmeton zeri.info

19-vjeçari pritet të largohet gjatë kësaj vere dhe madje ishte vërshëllyer nga tifozët në “San Siro” në ndeshjen e fundit të edicionit ndaj Fiorentinas.

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone deklaroi të hënën se shpreson në qëndrimin e portierit, por klubi nuk mund ta detyrojë qëndrimin e italianit nëse ai e dëshiron largimin.

“Sport Mediaset” raporton se Liverpooli dëshiron të nënshkruajë me Donnarumman dhe menaxheri i tij, Mino Raiola tashmë është takuar me Jurgen Kloppin.

Anglezët i kanë thënë Raiolas se janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro plus në lojtar për shërbimet e 19-vjeçarit./Zëri