Milani nuk më dha kohë

Sport May 22, 2018 - 11:33
Detajet

Clarence Seedorf thotë se Milani nuk i dha atij kohë të mjaftueshme në krye të ekipit, transmeton zeri.info

Holandezi ishte pensionuar nga futbolli dhe kishte marrë drejtimin e kuqezinjve në janar të vitit 2014, por ishte shkarkuar më 9 qershor pas vetëm 22 ndeshjeve.

Tani, Seedorf i uron të gjitha të mirat Gennaro Gattusos.

“Rino është duke bërë një punë të mirë. Shpresoj që ai të rritet së bashku me ekipin dhe të ketë qetësi në dhomat e udhëheqësve. Kjo do kohë dhe uniteti ekziston aty, për dallim nga koha kur isha unë trajner. Pra, ka kushte të mira për t’u rritur”, deklaroi Seedorf.

“Nuk kam pendesë. Ishte një përvojë e madhe, prej së cilës mësova shumë, por aty mbetet një zhgënjim i madh sepse nuk kishte pajtueshmëri dhe ndarje të ideve. Shpresoj që tifozët e Milanit të jenë në gjendje të ëndërrojnë përsëri për gjëra të rëndësishme”, shtoi holandezi./Zëri