Skuadrat që nuk i tradhtuan tifozët

Sport May 21, 2018 - 20:55
Tabela

Sezoni 2017/18 po përfundon por kemi parë shumë skuadra të cilat asnjëherë nuk janë tradhtuar nga tifozët e tyre

E duket se skuadrat gjermane kanë tifozët e tyre më fanatik gjatë gjithë sezonit, me Borussia Dortmund që ka pasur shikueshmërinë më të lart në Europë nga tifozët e saj.

Këtë skuadër ka pasur 79 486 shikues për çdo ndeshje duke pasur të mbushur stadiumin më 98 për qind për cdo ndeshje.

Skuadra e dytë pas saj është po ashtu një skuadër gjermane, është kjo skuadra e Bayern Munchen që ka pasur 100 për qind stadiumin e mbushur dhe në çdo ndeshje është përcjell nga 75 mijë tifozë.

E treta është skuadra e Manchester United. Djajtë e kuq janë përcjell nga 74 976 tifozë për çdo ndeshje në Old Trafford, apo stadiumi i tyre ka qenë i mbushur më 99 për qind.

Pas tyre përfundon Barcelona më 79568 shikues për ndeshje apo 72 për qind e stadiumit e mbushur për çdo ndeshje në Camp Nou.

Top 5’en e përfundon skuadra Tottenhamit që për çdo ndeshje është përcjell nga 67 953 tifozë, apo rreth 76 për qind e Wembleyt në Angli ka qenë e mbushur.

Në vendin e gjashtë rënditet Real Madrid më 65 647 tifozë mesatarisht për ndeshje, e shtat Schalke e Gjermanisë më 61 297 tifozë mesatare për çdo ndesje, Arsenal ishte i teti më 59 323 tifozë, Celtic i nënti më 57 588 tifozë dhe në vendin e 10’të është Inter më 57 529 mijë tifozë mesatarisht për çdo ndeshje. /GazetaExpress/

Top 50 klubet europiane me shikueshmërinë më të madhe

Image