Feronikeli revolucion në sulm, këta dy super sulmues janë afër drenicasve

Sport May 21, 2018 - 15:33

Feronikeli edhe pse bëri një paraqitje katastrofike në stinorin pranveror, nuk do ta ndalet me investime.

Klubi ka kontaktuar për trajner Bledi Shkëmbin, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që Sulejman Starova që vazhdojë.

Por Feronikeli po planifikon revolucion në të gjithë skuadrën, shkruan GazetaOlle.com.

Mësohet se klubi ka kontaktuar sulmuesin Kastriot Rexha, i cili ka shkëlqyer këtë edicion.

Po ashtu në orbitën e klubit drenicas është edhe sulmuesi i Lirisë, Artur Magani, që po ashtu është gjetur mirë në futbollin kosovar.

Feronikeli po ashtu është i interesuar që të vazhdojë vetëm me disa lojtarë nga ata aktual, si Faton Maloku, Ahmet Halitin, Arbër Prekazin e Albert Dabiqaj.

Për të tjerët ende nuk dihet.