Trajneri e la jashtë Botërorit, Nainggolan merr vendimin e papritur

Sport May 21, 2018 - 15:04
Detajet

Pas lajmit të bërë publik disa orë më parë, ku konfirmohej lënia jashtë Botërorit, të mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan, 30-vjeçari nëpërmjet një postimi në Instagram, ka reaguar në lidhje më këtë ngjarje.

Mesfushori ka lajmëruar se do të heqë dorë përfundimisht nga kombëtarja e Belgjikës.

Nuk kanë munguar as thumbat ndaj trajnerit Roberto Martinez.

“Me shumë dhimbje në zemër unë i dhashë fund karrierës ndërkombëtare… Gjithmonë kam bërë gjithçka për të qenë atje dhe përfaqësoj Belgjikën… për fat të keq vërtet që nuk jam i mirë për disa … Dhe nga sot unë do të jem një tifozë më shumë”, shkruan Nainggolan në Instagram.

Image