Kosova ftohet në Champions League

Sport May 21, 2018 - 14:48

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka pranuar ftesën zyrtare nga drejtori i Basketball Champions League, Patrick Comninos që skuadra kampione e Kosovës (2017/2018) të marr pjesë në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2018/19.

Ekziston mundësia që edhe një klub tjetër nga vendi ynë të marr ftesë për edicionin e ardhshëm të garave kualifikuese të Basketball Champions League.

Duhet theksuar se ky është viti i dytë radhazi që Kosova ftohet për të marr pjesë në Basketball Champions League, pasi që në edicionin e kaluar ishte Sigal Prishtina si kampione, e cila garoi në raundin kualifikues, por që nuk arriti të vazhdoj më tutje, dhe më pas luajti edhe në FIBA Europe Cup, po ashtu garë kjo në të cilën nuk arriti të kalojë raundin.

Data e fundit për të paraqitur skuadrën në garat e Basketball Champions League, së bashku me të gjitha dokumentet tjera mbështetëse është 22 qershor 2018.