Strakosha sakrificë për Lazion, luajti me injeksione

Sport May 21, 2018 - 14:05
Detajet

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha mbrëmjen e djeshme edhe pse i dëmtuar dhe në gjendje jo të mirë fizike ka sakrifikuar për ti ardhur në ndihmë skuadrës se Lazios ku kjo e fundit u mund nga Interi me rezultat 2-3.

Edhe pse i dëmtuar asgjë nuk e ka ndalur, Thomas Strakoshën për të mbrojtur portën e Lazios madje vëllai i portierit, Dimitri ka thënë se ka marrë injeksione në mënyrë që të jetë i gatshëm për formacionin e Lazios.

Në një postim në instagram vëllai i portierit shkruan:

“Ky është futbolli. Disa i fiton, disa i humbet. Të gjithë ata që të duan janë krenarë për ty dhe atë që ke arritur këtë vit. E meritojë padyshim të fitojë sot por nuk do të ankohem për këtë. Përkundrazi, dua të të them se të admiroj sepse pavarësisht humbjeve të forta që ndjeje në 3-4 ditët e fundit, more injeksione që të ishe në gjendje të lëvizje dhe luaje sonte, që tregon se sa shumë e dëshirojë një gjë të tillë. Të dua vëlla, tani ke nevojë të pushosh dhe të karikosh bateritë për sezonin tjetër”

Portieri është ftuar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë dhe nuk është bërë ende e ditur nëse do të arrijë të jetë pjesë e saj në ndeshjet debutuese të "Rusia 2018"