Spanja shpall listën zyrtare për në Kupën e Botës, 3 futbollistët e Chelseat mbeten jashtë

Sport May 21, 2018 - 13:38
Detajet

Spanja ka shpallur listën zyrtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Kombëtaren iberike në Botërorin “Rusia 2018”. 

Trajneri Julen Lopetegui ka lënë jashtë 3 futbollistët e Chelseat, Marcos Alonson, Cesc Fabregas dhe Alvaro Moratan, të cilët figuronin në listën paraprake.

Bie në sy prezenca e Andres Iniestas, që do të luajë Botërorin e fundit, pas lamtumirës me Barcelonën. Asensio, Aspas, Diego Costa, Rodrigo dhe Lukas Vasquez, janë sulmuesit e grumbulluar nga trajneri spanjoll, ndërsa Alvaro Odriozola i Real Sociedadit është risia në këtë përzgjedhje.

Image