Buffoni drejt PSG-së?

Sport May 21, 2018 - 12:56
Detajet

Paris Saint-Germaini është afër arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e Gianluigi Buffonit, raportojnë mediat italiane.

40-vjeçari do të largohet nga Juventusi pas 17 viteve, por siç duket do të vazhdojë të jetë aktiv në futboll, transmeton zeri.info

E përditshmja franceze “Le Parisien” raportoi javën e kaluar se Paris Saint-Germaini i ka ofruar portierit një kontratë dy-vjeçare.

Tani raportohet se të dyja palët i ndajnë vetëm disa detaje të vogla për të arritur marrëveshjen.

Njoftimi zyrtar për transferimin e Buffonit mund të bëhet gjatë ditëve në vazhdim, përveç nëse ndodh ndonjë gjë e papritur gjatë negociatave.

Buffon do të largohet nga gjigandi torinez pas plot 656 paraqitjeve, 9 titujve në Serie A dhe 5 triumfeve në Kupën e Italisë.