Belgjika e publikon listën për Botëror, ftohet Januzaj por jo edhe Nainggolan

Sport May 21, 2018 - 12:46
Detajet

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj është pjesë e listës fillestare të Belgjikës për Kupën e Botës, e cila u publikua gjatë ditës së hënë, transmeton zeri.info

Januzaj ka kaluar një edicion të mirë me Real Sociedadin duke realizuar 4 gola dhe 6 asistime në 55 paraqitje dhe kjo ka bërë që ai të jetë pjesë e listës fillestare prej 28 futbollistësh të publikuar nga Roberto Martinez.

E habitshme në këtë listë është mungesa e Radja Nainggolanit.

Kjo është lista fillestare e Belgjikës: 

Portierë: Thibaut Courtois, Simon Mignolet, Matz Sels, Koen Casteels.

Mbrojtës: Toby Alderweireld, Dedryck Boyata, Leander Dendoncker, Laurent Ciman, Christian Kabasele, Vincent Kompany, Jordan Lukaku, Thomas Meunier, Thomas Vermaelen, Jan Vertonghen.

Mesfushorë: Yannick Carrasco, Kevin De Bruyne, Nacer Chadli, Mousa Dembele, Marouane Fellaini, Eden Hazard, Thorgan Hazard, Adnan Januzaj, Dries Mertens, Youri Tielemans, Axel Witsel.

Sulmues: Michy Batshuayi, Christian Benteke, Romelu Lukaku.

Image